E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Po punonte tokën, 49-vjeçarit në Pogradec i shpërthen granata, dërgohet me urgjencë në spital

Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas në Pogradec është plagosur ditën e sotme, pasi duke punuar tokën me një mjet bujqësor dyshohet se i ka shpërthyer një granatë e vjetër që ndodhej në tokë.

“Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë”, njofton policia.

Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë