Subscribe

Detaje të reja zbardhen nga vrasja me armë zjarri këtë mëngjes në Shkodër.

 

Mësohet se viktima, Naim Bajri është tregtar peshku në markatën e lagjes “Rus”. Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke pirë kafe me një punonjësin e tij, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.

 

Ata janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, ku autorët kanë qëlluar 10 herë në drejtim të tyre dhe për pasojë Naim Bajri ka mbetur i vdekur në vend.

 

Pak minuta pas krimit, është gjetur një mjet i djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës, e cila dyshohet se u përket autorëve.

 

“Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *