E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Po përpiqeshin të “shpëtonin kokat”/ Uzbekistani rrëzon avionin e mbushur me afganë

Një avion ushtarak afgan u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore të Uzbekistanit.

 

Diçka e tillë u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes në Uzbekistan, duke argumentuar se avioni kishte kaluar kufirin ilegalisht.

 

Reklamë

Zëdhënësi i ministrisë nuk dha detaje për numrin e pasagjerëve në bord apo nëse kishte të mbijetuar.

 

Bekpulat Okboyev, një mjek në provincën jugore të Surkhondaryo, që kufizohet me Afganistanin, tha për “AFP” se dy pacientë të veshur me uniforma ushtarake afgane u pranuan në spital të dielën në mbrëmje.

 

Ai tha se njëri kishte një parashutë dhe kishte pësuar fraktura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë