E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Po përpiqeshin të kultivonin kanabis, arrestohet 18 vjeçari një tjetër në kërkim

Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë tentuar të mbjellin bimë narkotike.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicalet E.S., banues në Tiranë ndërsa identiteti personit të shpallur në kërkim nuk bëhet I ditur nga policia.

 

Reklamë

Sipas policisë shtetasit e mësipërm kishin kultivuar rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabisi dhe po përgatiteshin për t’I kultivuar në tokë në një zonë të pyllëzuar në njësinë Administrative Orenjë, Librazhd.

 

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi  P.I, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

 

Policia bën me dije se vijon puna intensive për kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë