E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Po përgatisnin sulme terroriste, kapen 3 pjestarë të ISIS në Gjermani

Tag der offenen Tür Polizeipräsidium Frankfurt, Frankfurt, Bild x von 20 Frankfurt, (für LOK), 24.06.2017 Tag der offenen Tür Polizeipräsidium Frankfurt, Frankfurt, im Bild: Vorführung SEK im Hof, Szenario: Gangster treffen sich zur Rauschgift- / Waffenübergabe im Hof, Mitglieder des SEK nehmen die Gangster nach einem kurzen Feuergefecht fest, nachdem sie sich vom Dach in den Hof abgeseilt haben, Day the open Door Police Bureau Frankfurt Frankfurt Picture X from 20 Frankfurt for Lok 24 06 2017 Day the open Door Police Bureau Frankfurt Frankfurt in Picture Demonstration SEC in Yard Scenario Gangsters Meeting to to Narcotics Weapons handover in Yard Members the SEC take the Gangsters after a short Fire battle close after Them to of Roof in the Yard roped have

Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona të dyshuar si mbështetës të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Ata, dyshohet se kanë përgatitur sulme me bomba kundër jo-myslimanëve.

Prokurorët në Frankfurt thanë se policia ka bastisur tri apartamente në qytetin Ofenbah, dhe ka arrestuar tre të dyshuarit.

I dyshuari kryesor, një 24 vjeçar, shtetas gjerman me origjinë maqedonase, ka siguruar materiale që nevojiten për të përgatitur eksploziv, dhe ka bërë kërkime në internet për armë të zjarrit.

Reklamë

Dy të dyshuarit tjerë, 22 dhe 21 vjeç, janë shtetas turq.

“Operacioni është kryer në kohën e duhur për të parandaluar rrezikun”, tha prokurorja e Frankfurtit, Nadja Niesen.

Ajo tha se të dyshuarit dukej se planifikonin sulme në rajonin Rhine-Main me qëllim të vrasjes “të sa më shumë, të ashtuquajturve jobesimtarë”.

Gjykata duhet të vendosë lidhur me masën e paraburgimit për të dyshuarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë