Mbi 100 familje në fshatin Kraps të njësisë Portëz në Fier janë ankuar se prej 4 ditësh u është transferuar gjendja civile në Patos. Prej 30 vitesh banorët e këtij fshati kanë paguar takstat dhe kanë marrë shërbimet në Bashkinë e Fierit. Ata kërkojnë që të kthehet gjendja  civile në vendbanimet e tyre ku kanë jetuar.

Janë 130 familje, 478 votues. Në një kohë pandemie na bën edhe një puç tjetër Bashkia e Fierit, na çon në Patos. Ku do të lëvizim ne me këtë sëmundje.

Për të na sorollatur neve popullin. Taksat i merr Fieri, certifikatat i merr në Patos.

Ne kërkojmë të kthehemi atje prap atje ku ke qemi me gjendje civile në Portëz, që na merr Bashkia e Fierit.

Mungesa e infrastrukturës rrugore është një tjetër problematikë që ngritën banorët e zonës. Segmenti prej 4 km, sipas tyre nuk ka pasur asnjë investim prej vitesh. Ata thonë se  kanë vështirësi për të çuar fëmijët në shkollë.

 

Ndërsa gjendja civile e Fierit ka reaguar duke e arsyetuar këtë situatë me një gabim në adresarin e sistemit dhe u ka kërkuar qytetarëve të drejtohen pranë sporteleve për të konfirmuar adresën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *