Një hetim dy-vjeçar ka përfunduar me shkatërrimin e katër grupeve kriminale të përbërë kryesisht me shqiptarë të cilat bashkëvepronin me njëra tjetrën për të siguruar drogë, kokainë, marijuanë, heroinë, ekstazi, e më pas shitur në tregun italian, kryesisht në zonën e Firences.

Në dosjen e Gjykatës së Firenceës, që mban datën 28 dhjetor 2023 ku evidentohen rolet e shqiptarëve dhe disa episodet e trafikimit të drogës për të cilën ata akuzohen.

Në përfundim të hetimeve nga Drejtoria e Antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Posaçme SPAK por dhe me Eurojust, Europol e Interpol, u lëshuan 83 urdhërarreste.

Nga këta janë 68 shqiptarë të arrestuar, 2 janë italianë, ndërsa të tjerët janë me masa më të buta sigurie. 10 urdhërekzekutime janë kryer në Shqipëri, 33 janë ekzekutuar në rajonin e Toskanës, ndërsa të tjerat në Itali por dhe në vende të tjera.

Përgjimet e aplikacionit SKY ECC, përgjimet e telefonatave dhe përgjimet ambientale që kanë arritur në dy vite të bëjnë të mundur gjurmimin dhe zbulimin e vendeve ku ruhej droga si dhe disa episode të sekuestrimit të ngarkesave me lëndë narkotike.

Përgjimet
Në dosje është dhe rasti i një përgjimi ambiental të datës 2 korrik 2020 kur Kledion Muçollari ishte me pushime në Shqipëria ndërsa nxit Ervisin të zgjohet dhe i jep diskrecionin se ku të depozitojë lëndën që do të marrë

Ora 10:54 mesazhi zanor i Muçollarit

“Çoje tek ai djali që kemi tjetrën ( Sqarimi në dosje: Ani Kuçi) apo do ta çosh tek Ana (Sqarimi në dosje: CHAPLYGINA Ganna) për momentin dhe më pas do ta dërgosh tek djalI?! Gjithsesi vendose ti dhe më thuaj sa para janë. Po mbrëmë a fitove ndonjë lekë? Më thuaj sa fitove.

Më pas hetuesit monitoruan takimin e korrierit dhe marrësit.

Në orën 12:55 Ervis Vangjeli takohet me Angelo Venticinque nga i cili merr pakon me kokainë, të fshehur në një fund të dyfishtë në bagazhin e pasëm të një makine Hyndai130 targato FA922YT. Pakoja është brenda në një çantë të verdhë

Në orën 13:11 Mark dërgon një mesazh zanor: e bëmë, gjithçka ishte mirë, puna shkoi në vend inc…, i dhamë paratë shoferit dhe gjithçka shkoi mirë.

Më 9 korrik 2020
Vjen komenti i Mark Lisit
“Ervis, ne lepujt presim ndërsa bosi është në varkë… referuar faktit që Muçollari ishte ende me pushime në Shqipëri.

Nga përgjimet mjedisore rezulton se bashkëpunimi mes Kledjon Muçollarit dhe Erivs Vangjelit daton të paktën dy vite para fillimit të veprimtarisë hetimore thuhet në dosjen hetimore

Hetimet nisën më 17 dhjetor 2019 kur policia e Borgo San Lorenco kontrolloi apartamentin në pronësi të Kledjon Muçollarit dhe bashkëshortes së tij në sheshin ‘Muratori’ të Firences në Italisë dhe u gjetën 2 kg marijuanë por nuk mundi të arrestonte në flagrancë poseduesit e kësaj lënde narkotike. Banesa përdorej nga Eljon Laçi dhe Kledjon Muçollari dhe Ervis Vangjeli të cilët u vendosën në përgjim, si  në atë telefonik ashtu dhe ambiental në makinat e tyre.

Nga përgjimet ambientale rezulton se banesa e tyre ishte vend ku planifikohej dhe zbatohej e gjithë veprimtaria e shitjes së drogës në doza të vogla, si dhe për ruajtjen dhe përgatijen e ngarkesave të drogës të cilat më pas shiteshin. Pikërisht në ambientet e këtij pallati u gjetën 2 kg marijuanë.

Ndërkohë lënda narkotike ruhej dhe në banesat e Alban Mahillaj, garazhin e Besmir Selamaj në Prato, garazhin e Altin Ymerajt në Firence, banesën e Mark Lisit dhe Ganna Chaplygina. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *