Deputetja demokrate Ina Zhupa ka zhvilluar një takim me qytetarët e bizneseve të vogla në Sarandë, ku ka diskutuar për situatën ekonomike.

Në një postim në “Facebook”, ajo shkruan se PD ka çuar në Kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së, për produktet ushqimore të shportës.

Sipas Zhupës, kjo nismë do t’i vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë në prag falimentimi.

“Me qytetarët dhe bizneset e vogla në Sarandë për situatën ekonomike që po kalon vendi dhe për të shpjeguar disa propozime të PD që i vijnë në ndihmë atyre. Një tregtare më tregon që ka kohë që nuk i vjen dikush të blej me lek letër por vetëm qindarka që mezi i mbledhin. Partia Demokratike ka cuar në kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%. Me këtë masë nxitet konsumi dhe ju vijme në ndihmë qytetarëve dhe biznesve që janë gati në prag falimentimi. E kemi për detyrë që ti shërbejmë me cdo mundësi qytetarëve dhe vetëm ky do të jetë misioni jonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.