Albana Vokshi ka sqaruar Ibzen Elezin në lidhje me pretendimet e këtij të fundit për zgjedhjen e kryetari të Këshillit të PD.

 

Me anë të një postimi në Facebook, deputetja demokrate ka shkruar se Dorian Teliti, ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deri në datë 30 prill 2022, si dhe kandidat për Këshillin e ri Kombëtar të PD i renditur nr . 127 në listë.

 

Ndërsa përsa i përket pretendimit tjetër nga Teliti se Vokshi ka mbajtur sekret votat që secili nga kandidatët ka marrë deputetja ka sqaruar kushdo që është i interesuar për të mësuar duhet të bëjë një kërkesë zyrtare .

 

“Përsa i përket pretendimit për mbajtjen “sekret” të votave nga ana ime, ju informoj që secili kandidat i Këshillit Kombëtar, që dëshiron të shohë numrin e votave që ka marrë në garën për Këshill Kombëtar, përfshirë edhe ju, është i lutur të bëjë kërkesë zyrtare pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale brenda afatit 7 ditor të vendosur nga Komisioni. Komisioni do të sigurojë aksesin që cdo kandidat të numurojë cdo votë që ka marrë.”-shkruan Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *