E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

Rusia duket se po ecën drejt instalimit gradual të raketave të reja balistike hipersonike të cilat janë të afta të mbajnë koka bërthamore në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore.

Ky zhvillim mund të rrisë ndjeshëm aftësinë e Moskës për të goditur objektiva në të gjithë Evropën.

Sipas agjencisë Reuters, këtë përfundim e nxjerrin dy studiues amerikanë, të cilët kanë analizuar imazhe satelitore.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur më herët synimin për të vendosur në Bjellorusi raketa me rreze të mesme të tipit Oreshnik, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 5.500 kilometra, pa bërë të ditur deri më tani vendndodhjen e saktë.

Reklamë

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, ndërsa ambasada e Bjellorusisë refuzoi të japë një qëndrim.

Nga ana tjetër, agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta transmetoi deklarata të ministrit të Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Khrenin, i cili tha se vendosja e raketave Oreshnik nuk ndryshon ekuilibrin e forcave në Evropë dhe përbën një “përgjigje” ndaj “veprimeve agresive” të Perëndimit.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi zhvillimet, ndërsa edhe CIA refuzoi të bëjë deklarata.

Vazhdo të lexosh

Reklamë