E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, bisedë e tensionuar mes Trump, JD Vance dhe Zelenskyt: Po filloni të keni probleme që tani

Takimi mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, zëvendësit të tij JD Vance dhe presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, nuk ka shkuar dhe aq mirë sa pritej brenda Zyrës Ovale.

Mediat amerikane bëjnë me dije se burime brenda “Shtëpisë së Bardhë”: bëjnë me dije se ka patur një shkëpmbim të tensionuar bisedash mes të treve.

Reklamë

Ishte fillimisht trump ai i cili e akuzoi Zelenskyn se “Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, ndërsa JD Vance e ka cilësuar liderin ukrainas si “mosrespektues”.

“Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë. Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë ne”, ka thënë presidenti ukrainas.

Pas kësaj deklarate nuk ka munguar një përgjigje nga Trump, i cili i ka thënë Zelenskyt:  “Tani nuk je në një pozicion shumë të mirë. Nuk i keni kartat me ne, po filloni të keni probleme që tani”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë