Policia e Shkodrës ka nisur hetimet pas kallëzimit të një shtetasi malazes se kamioni me të cilin udhëtonte është sulmuar me gurë në aksin “Bajzë-Han i Hotit”.

Policia thotë se shtetasi malazez D. C., 48 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi, kur ka qenë duke lëvizur me automjetin kamion tip “Man”, në aksin rrugor Bajzë-Hani i Hotit, shtetas të paidentifikuar i kanë gjuajtur me gurë automjetin.

Si pasojë është thyer xhami nga ana e pasagjerit si dhe është dëmtuar xhami i përparmë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *