E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas 12-vjeçarin në aksin Korçë-Maliq

Një aksident është shënuar këtë të enjte në aksin rrugor Korçë-Maliq, ne afersi te vendit te quajtur ura e Bulgarecit.

Shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se ka përplasur një 12-vjeçar, i cili lëvizte me një biçikletë. I mituri ndodhet në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Reklamë

Mësohet se gjendja shëndetësore e 12-vjeçarit qe drejtonte bicikleten eshte e rende.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë