E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Po kujdesej për bimët e kanabisit, arrestohet 32 vjeçari në parcelën e drogës në Krujë

Policia në Krujë ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili u kap në flagrancë në parcelën që kishte kultivuar me kanabis në një zonë malore.

Në pranga ka rënë Florian Kalia, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap duke u kujdesur për 110 bimët e kanabisit që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” të Thumanës.

Ndërkohë vijojnë kontrollet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e drogës në këtë zonë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë