Një vajzë 16-vjeçare është plagosur si pasojë e një aksidenti ndodhur pasditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas.

 

E lënduara është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Drejtuesi i automjetit që përplasi vajzën teksa ecte në anë të rrugës është shoqëruar në Komisariat.

 

Për shkak të degëzimeve të shumta, aksi rrugor nga fshati Geshtenjas deri në hyrje të qytetit të Pogradecit, mbetet një rrugë e rrezikshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *