Kryeministrja e Islandës,  Katrin Jakobsdottir po jepte një intervistë kur një tërmet me magnitudë 5.6 goditi vendin të martën.

“O zot, tërmet. Më falni, sapo ra një tërmet tani. Epo kjo është Islanda”, tha Jakobsdottir, e cila më pas vijoi sërsh t’iu përgjigjej pyetjeve.

Pas përfundimit të intervistës, ajo shkroi në “Twitter” se shpresonte që të gjithë të ishin në gjendje të mirë.

Po ashtu, lëkundjet ndërprenë edhe një seance parlamentare.

“Ky ishte tërmeti më i fortë që kam përjetuar ndonjëherë,” shkroi ministri i Financave, Bjarni Benediktsson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *