Subscribe

Pronarët e bizneseve në Kosovë protestojnë për heqjen e masave kufizuese që janë vendosur për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se në të kundërt do të shkelin ligjin pasi janë drejt falimentimit.

Kryetari i shoqatës së gastronomëve, Petrit Kllokoqi akuzon qeverinë se nuk ka ende asnjë plan për sezonin veror.

 

PETRIT KLLOKOQI

KRYETAR, SHOQATA E GASTRONOMEVE

 

“Tash e 438 ditë jemi mbyllur, tash e 438 ditë nuk po mund të sigurojmë kafshatën e gojës. Po punojmë me kufizime e me dënime. Këto masa nuk kanë më kuptim kur rastet kanë rënë në më pak se 1 për qind”.

 

Me pankarta që ironizojnë sloganet të cilat partitë politike përdorën në fushatë, “Krejt dhe padrejtë”, “Nëpërkëmbje”, “Padrejtësia padrejtësi”, pronarët e bizneseve shprehen se kërkesat e tyre janë urgjente dhe jetësore.

 

ARIAN VRANICA

SEKRETAR, SHOQATA E GASTRONOMEVE

 

“Jemi shumë vonë, jemi një hap pas sezonës së verës e 100 hapa pas vendeve të rajonit , jemi duke rrezikuar periudhën më të rrezikuar periudhën më të rëndësishme të vitit, për gastronominë e për ekonominë”

 

Edhe kryetari i dhomës ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi vlerëson se treguesit epidemiologjikë janë të tillë që hapin rrugë për lehtësimin e disa masave, përfshirë zgjatjen e orarit të punës.

 

BERAT RUKIQI

KRYETAR I DHOMES EKONOMIKE

 

 “Nuk po them se duhet me na dhënë komoditetin të mendojmë që pandemia ka përfunduar por na jep komoditetin të krijojmë disa masa lehtësuese, me zgjat orarin e punës tek të gjithë sektorët me largua kufizimin e lëvizjes që lidhet me orën policore në gjithë territorin e vendit dhe të njëjtën kohë me shikua mundësinë që disa prej bizneseve që nuk kanë punuar fare apo kanë qenë t kuzuar në gjithë pjesën e pandemisë të llohen dhe të hapen me kushte të respektimit të distancës sociale, të kushteve të tjera që kërkohen me manualet e OBSH-së dhe IKSHP”.

 

Sipas vendimeve të marra më 18 prill nga Qeveria e Kosovës, kufizimi i lëvizjes zbatohet nga ora 22:30 deri në 05 të mëngjesit. Bizneseve iu lejohet puna, por duke respektuar mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *