E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Po cenohet ndjekja penale”, avokatët e Veliajt: Sekretet hetimore dalin me qëllim në publik. SPAK është përgjegjës

Mbrojtësit ligjorë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit, kanë reaguar ndaj mënyrës se si po zhvillohet ndjekja penale.

Avokatët shprehin shqetësim për rrjedhjen e informacionit nga dosja hetimore, që është sekret hetimor.

Sipas tyre, publikimi i disa të dhënave është bërë me qëllim për të krijuar një narrativë publike, para se çështja të shqyrtohet në sallën e gjyqit.

Avokatët denoncojnë izolimin total të Veliajt dhe kushtet e rënda të qëndrimit në paraburgim, duke i cilësuar të papranueshme për një vend që synon integrimin në Bashkimin Europian.

Reklamë

Pala mbrojtëse nënvizon se çdo veprim po dokumentohet si provë për shkeljet që, sipas saj, po deformojnë procesin penal.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë