Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në këmbë,...

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon përkohësisht operacionin...

Zjarri përfshin qendrën tregtare në Teheran, të paktën 8...

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin për shoqërimin...

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Po bllokon projektin”/ Presidenca-Ramës: Meta s’do tolerojë asnjë shkelje të Kushtetutës

4 Janar 21:56

Presidenca iu është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se presidenti Ilir Meta ka bllokuar fondet për rehabilitimin e rrugës Vlorë-Orikum.

 

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka publikuar një shkresë, përmes së cilës sqaron se nuk e ka miratuar lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”, pasi ka konstatuar shkelje të Kushtetutës.

 

Sipas tij, shkelja qëndron në faktin se nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Presidenti, për të negociuar termat financiarë të kësaj marrëveshje huaje.

 

“Pas inskenimeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, të bëra sot në Vlorë, nga Kryeministri ende në detyrë, për nevoja të propagandës së tij elektorale, jemi të detyruar të bëjmë publik qëndrimin zyrtar të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta: “Mbi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”. Nga kjo letër, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, evidentohet qartë se Presidenti Meta në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë. Është tashmë e qartë se, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme, që Qeveria ka në proces. Presidenti Meta, sikundër ka bërë publike, është i vendosur dhe nuk do të tolerojë në asnjë rast shkeljen e Kushtetutës. Presidenti Meta, garanton qytetarët e Qarkut të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë se është i vendosur të mbrojë interesin publik dhe njëkohësisht do të respektojë kërkesat e tyre për investime publike, pa i lënë shteg Kryeministrit ende në detyrë, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama Ilir Meta Presidenti Vlore-Orikum

Nga e njëjta kategori

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset në brigjet greke anija me 8 mijë tonë sodë

më shumë...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur është Shqipëria sot

më shumë...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir Metën si ministër të Jashtëm, zbulon detaje

më shumë...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan, por u duhemi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:19

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë...

10:02

Shtyhet vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e...

9:51

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron...

9:48

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon...

9:40

Zjarri përfshin qendrën tregtare në Teheran, të...

9:31

Shkodër/ Kokainë dhe lojëra fati në lokal,...

9:26

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin...

8:37

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset...

8:27

Parashikimi i motit për ditën e sotme

8:12

“Mos neglizhoni shëndetin”, parashikimi i yjeve për...

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.