Subscribe

Një oficer policie u vra me armë zjarri këtë të martë në Ishull Lezhë.

Saimir Hoxha, 44 vjeç nga Puka u qëllua teksa ishte në krye të detyrës. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit por nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Oficeri ishte pjesë e grupit antikanabis, i cili po kryente kontrolle në zonën e Ishull Lezhës. Sipas burimeve, policia ishte duke kryer një aksion brenda lagunës Kune – Vain pasi kishte informacion për parcela me bime narkotike.

Por gjatë operacioni, efektivët u përballën me të shtëna armësh.

Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje, ndërsa ësthë shpallur në kërkim si autor i dyshuar Aldo Rama.

Ai është 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Dyshohet se i riu ka qelluar drejt makines se policise ne te cilen ndodhej Saimir Hoxha, bashke me shefin e krimeve te Lezhes dhe nje polic tjeter. Fatkeqesisht njeri plumb e ka kapur ne zemer efektivin 44-vjeçar i cili prej disa vitesh ishte pjese e policisë së Lezhës.

Aldo Rama është larguar me automjet nga vendngjarja dhe me pas e ka braktisur ate 1 kilometer me tutje.

Për kapjen e tij në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Dyshohet se autori shte fshehur jo shume larg vendit te krimit, ndaj zona e gjitha eshte rrethuar dhe ne ndihme te policise jane edhe helikoptere.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *