Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi e konsideron një lajm të shkëlqyer dhe arritje të rëndësishme plotësimin e vakancave në Gjykatës Kushtetuese.

Në reagim, Varhelyi pohon se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese plotëson listën e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare.

“Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta  Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *