E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Plehrat “mbysin” Durrësin, situatë skandaloze në kulmin e sezonit turistik

Prej disa ditësh situate në Durrës si pasojë e plehrave që enden rrugëve dhe jashtë kazaneve, është bërë shumë shqetësuese.

Landfilli i Sharrës nuk i pranon më mbetjet e Durresit dhe për kete arsye situata ka dalë jashtë kontrolllit në javët e para të sezonit të ri turistik.

Në Nishtulla të Shkozetit situata është më shqetësuese, pasi mbetjet po depozitohen aty përkohësisht.

Sharra kërkon paratë në këmbim të marrjes së mbeturinave ndersa bashkia s’ka fond për këtë gjë.

Reklamë

Tani për tani po pritet të lëvrohet fondi nga ministria e Financave sipas marreveshjes që u miratua në Këshillin Bashkiak afro një muaj më parë.

Deri sat ë ketë një zgjidhje për këtë, ambjenti I pisët, era e tmerrshme do të vazhdojë të shqetësojë përditshmërine e durrsakëve dhe turisteve q ëkanë zgjedhur këtë qytet për pushimet e tyre të verës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë