Policisë e Sarandës, ajo Bashkiake dhe Autoriteti Kombëtar i Bregdetit kane nisur operacionin e koduar “Plazh i lirë” me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

 

Operacioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë.

 

Gjatë kontrolleve të para të kryera në nisje të këtij operacioni, në plazhin e quajtur “Pasqyrat”, është konstatuar një rast i pushtimit të hapësirës publike, për ta shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë sekuestruar 20 çadra dhe 40 shezlongë, të vendosura nga shtetasi F. M., pa lejen e bashkisë Sarandë.

 

Gjithashtu, iu referuan materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *