Autoriteti i Dosjeve ka risjellë në vëmendje historitë dhe përjetimet e ish të dënuarve të burgut të Spaçit, një pjesë e të cilëve sot janë dëshmitarë të gjallë të asaj të shkuare historike të Shqipërisë së viteve të komunizmit.
Veç dëshmive të mbledhura janë shfaqur dhe portrete të këtyre personave që jetojnë ende, të fotografuara nga Dorian Zanaliu.
“Dëshmitë u morën në ambientet ku banonin personat sepse shumia ishin njerëz në moshë. Ishte emocion i madh për mua sepse në fillim nuk i njihja këto histori. Më bëri përshtypje kurajoja e personave që vazhduan jetën edhe pasi dolën nga burgu”, tha Zanaliu.
Për të gjithë ata që duan të njihen me këta ish të burgosur, historinë e tyre si dhe fakte e dokumente rreth asaj periudhe tanimë është krijuar një faqe online me këto të dhëna, e quajtur Spaç.Al.
Platforma e sjellë krijuar për herë të parë nga Autoriteti i Dosjeve do të jetë aksesueshme për cilindo që ka interes.
Po ashtu janë prezantuar këtë të premte dy botime: “50 vjet nga revolta në burgun e Spaçit” si dhe “dielli lind në Spaç” e përshtatur për fëmijë./vizionplus.tv





