E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

Plas grushti mes dy familjeve shqiptare në Itali, karabinierët “në këmbë”, pesë persona përfundojnë në spital

Gjashtë persona me origjinë shqiptare, anëtarë të dy familjeve, janë arrestuar në Cassano delle Murge, në provincën e Barit, pas një sherri të dhunshëm të ndodhur për motive të lehta.

Sipas hetimeve të karabinierëve italianë, konflikti ka degjeneruar në përleshje fizike në qendër të qytetit, duke shkaktuar panik te banorët.

Reklamë

Pesë prej të arrestuarve, të moshës nga 27 deri në 66 vjeç, kanë përfunduar në spital. Tre kanë pësuar plagë më të rënda, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta, të cilat pritet të shërohen brenda një jave.

Të gjashtë personat janë vendosur në arrest shtëpie, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë