Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një deklaratë për mediat ku foli për vrasjen e Egli Progës në Pogradec dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Rrumbullaku bëri me dije ndër të tjera se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë ekstraduar nga Dubai.
Lexo edhe :
Related Posts
Rrumbullaku konfirmoi gjithashtu edhe lajmet për ekstradimin e Lulzim Berishës dhe njoftoi se pritet edhe ekstradimi i Fabio Ballabanit.
“Sa i përket dy emrave që ju përmenda, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, është vërë ekzekutimi i vendimeve dhe ndodhen në polici për vënien në dispozicion para gjykatws. Ju komnfirmoj faktin që lidhet me njoftimin e bërë në media sa i përket proceseve gjyqësore që zhvillohen në spanjë. Ne jemi në procedura dhe kontakte të drejpërdrejta për ekstradimin e këtij personi (Lulzim Berisha) dhe të tjerëve. Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku.
Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit dhe u arrestua në Dubai.
Plarent Dervishaj është i akuzuar nga SPAK në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Lulzim Berishën, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy vrasjet e bujshme të 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i plagosur edhe një tjetër, dhe atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i vdekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçes dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.
Meçe është anëtari i bandës së Lulzim Berishës, bandës së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt.
Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë.
/vizionplus.tv







