E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Planifikonte sulme terroriste, arrestohet 14-vjeçari në Austri

Një 14-vjeçar u arrestua nga policia austriake nën dyshimin eplanifikimit të një sulmi terrorist në stacionin e Ëestbahnhof në Vjenë.

Mediat austriake bëjnë me dije se Ministria e Brendshme tha se i dyshuari, me prejardhje turke, u radikalizua në internet dhe është mbështetës i Shtetit Islamik.

Reklamë

Sulmi u parandalua falë inteligjencës vendore dhe policisë, të cilët zbuluan planin e tij. I dyshuari ishte në kontakte me persona që nxitnin ekstremizmin dhe përdorte platforma online për të shprehur ndihmën dhe besimin e tij në ideologjinë e Shtetit Islamik.

Ky arrestim vjen vetëm disa ditë pas një ngjarje tjetër të dhunshme, një sulmi me thikë në qytetin Villach, në jug të Austrisë. Në këtë sulm, një refugjat sirian 23-vjeçar dyshohet se ka vrarë një adoleshent dhe ka plagosur pesë të tjerë. Autoritetet austriake thonë se ai ishte radikalizua përmes videove islamiste në TikTok. Kjo ngjarje thekson shqetësimin e rritjes së radikalizimit të të rinjve përmes platformave online.

Vazhdo të lexosh

Reklamë