Modelja mahnitëse, Tatiana Remley nuk i përngjason më fotove që dikur bënin xhiron e rrjetit. Në foton e saj të parë të publikuar pas prangosjes për planifikimin e vrasjes të partnerit, ajo shfaqet krejt ndryshe dhe larg imazhit që të gjithë janë mësuar ta shohin.


Tatiana Remley u transferua së fundmi nga një burg i San Diegos në një burg shtetëror në Chowchilla, Kaliforni.

Ajo i rrëfeu një agjenti të fshehtë policie se kishte planifikuar të punësonte një shoqe për të vrarë burrin e saj.

Remley, e cila pozonte në rrjetet sociale me kaçurrela të gjata bionde, pantallona të shkurtra të ngushta dhe të brendshme për setin fotografik seksi, dukej e tronditur dhe tërësisht e turbulluar në foton e burgut të bërë më 17 janar.

Ish-modelja u arrestua në gusht gjatë një operacioni të fshehtë në një kafene, pasi i rrëfeu agjentit të fshehtë se donte të vriste burrin e saj.

Fillimisht ajo i kishte kërkuar një miku të përbashkët që të vriste Markun, duke i ofruar atij 2 milionë dollarë. Në vend të kësaj, i dashuri i saj zbuloi planin që ajo kishte dhe denoncoi rastin në polici.

Tatiana pranoi akuzat më 28 dhjetor dhe u dënua me tre vjet e tetë muaj./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *