Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin detajet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

PLANI/ Nis operacioni i madh amerikan, si do të dërgohen 2 milion vakte çdo ditë në Gaza

13 Mars 15:47

Më shumë se 1,000 trupa amerikane pritet të marrin pjesë në operacionin e dërgimit të ndihmave në Gaza, megjithëse Pentagoni thotë se nuk do të ketë trupa ushtarake në terren.

Për të ndihmuar në arritjen e kësaj, SHBA-ja është partnerizuar me një kompani private pak të njohur, Fogbow, e cila drejtohet nga ish-zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës.

Lexo edhe :

Related Posts

Hapet rrugë e re tokësore për dërgimin e ushqimeve në veri të Gazës

Qëllimi është të shpërndahet një ndihmë me dy milionë vakte në ditë në Gaza, ku Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se uria është “pothuajse e pashmangshme” nëse nuk ka ndërhyrje urgjente.

Çfarë dihet deri më tani mbi këtë operacion gjigant të SHBA-së

Anijet e ushtrisë amerikane u nisën të shtunën dhe të hënën për të çuar pajisjet në Mesdhe. Sipas Pentagonit, plani përfshin dy komponentë kryesorë që duhet të montohen – një platformë e madhe lundrues i përbërë nga segmente çeliku dhe një rrugë me dy korsi që çon nga kjo platformë për në skelën, sërish lundruese në breg. Platforma do të jetë rreth 550 metra larg skelës në breg.

Si do të funksionojë

Anijet kargo do të shkarkohen në platformën e madhe lundruese. Këtu do të ngarkohen edhe anijet e vogla, të cilat ushqimet do t’i dërgojnë deri në skelë.

Nga aty, do të jenë kamionët që marrin ushqimet dhe i dërgojnë për më në brendësi të Gazas.

BBC raporton se në këtë format do të shmanget edhe futja e trupave amerikane në Gaza.

Ky operacion është i ngjashëm me ato që ushtria amerikane e ka përdorur më parë në Kuvajt, Somali, Haiti dhe Amerikën Qendrore për misionet ndihmëse pas fatkeqësive.

Çfarë është Fogbow dhe çfarë roli do të luajë?

Fogboë udhëhiqet nga Sam Mundy, një ish-nënkolonel i Trupave Detare që komandonte më parë forcat në Lindjen e Mesme dhe Mick Mulroy, një ish oficer paraushtarak i CIA-s dhe ndihmës sekretar i mbrojtjes për Lindjen e Mesme.

Detajet e plota se çfarë do të bëjnë nuk janë bërë publike më parë. Por një person i njohur me planin i tha BBC-së se operacioni Fogboë është kryesisht për të organizuar lëvizjen e ndihmave pasi të arrijnë në bregun e Gazës.

Kontejnerët do të zbrazen dhe përmbajtja do të vendoset në kamionë për t’u çuar në pikat e shpërndarjes më tej në Gaza, si pjesë e një plani të miratuar nga qeveritë e SHBA dhe Izraelit.

Në planin afatgjatë, Fogbow planifikon të krijojë një fondacion të drejtuar nga donatorët për të ndihmuar në dërgimin e ndihmës në Gaza.

Çështjet e sigurisë

Ekspertët ushtarakë thonë se suksesi i planit varet nga siguria, si nga mundësia e zjarrit armiqësor në një zonë lufte, ashtu edhe nga turma të mëdha civilësh që mblidhen në breg.

Kundëradmirali në pension Mark Montgomery, një veteran 32-vjeçar i Marinës së SHBA me përvojë në dërgimin e ndihmave humanitare, tha se operacioni kërkon që të vendoset një “zonë sigurie” si në plazh ashtu edhe në ujërat e cekëta aty pranë.

“Nuk mund të kesh civilë që hipin në skelë,” tha zoti Montgomery.

“Ata mund të jenë një prind që kërkon dëshpërimisht ushqim për fëmijët- ose mund të përpiqen të vrasin dikë. Kjo do të mbyllte operacionet.”

Dy persona të njohur me planin i thanë BBC-së se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) do të mundësojnë sigurinë “e jashtme” për të parandaluar turmat e civilëve që të arrijnë në plazh.

Shpërndarja do të jetë përgjegjësi e palestinezëve të paarmatosur vendas. Fogbow pritet të ketë vetëm role të kufizuara logjistike dhe nuk do të përfshihet në shpërndarje.

Ndërsa Pentagoni ka thënë se asnjë trupë amerikane nuk do të shkelë në Gaza, ekspertët thonë se realiteti mund të jetë më i ndërlikuar. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Gaza plani amerikan

Nga e njëjta kategori

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik në aksin Radhimë–Vlorë

më shumë...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i Trump për Gazën në qendër të vëmendjes

më shumë...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u kërkohet të evakuohen

më shumë...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha, nis apeli i gruas së dënuar me burgim të përjetshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin detajet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.