E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Video · Kronikë

Plani i policisë për zgjedhjet, 7200 uniforma blu për mbarëvajtjen e votimeve

Rreth 7 mijë e 200 punonjës policie, do te angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor. Në një deklaratë për mediat, kreu i rendit Altin Qato, tha se puna e policisë për zgjedhjet ka nisur që në muajin shkurt, ndërsa asnjë prej aktiviteteve elektorale, të cilat janë mbuluar nga policia, nuk ka pasur incidente.

 

Qato tha se gjatë kësaj periudhe janë hasur 14 vepra penale, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, kryesisht pengimin e subjekteve zgjedhore, korrupsionin si dhe kanosjen per pjesëmarrje ne votime ndërsa shqetësim kanë qenë posterat elektoralë.

 

Reklamë

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë është ngritur dhe grupi i drejtimit, i cili monitoron online të gjitha KZAZ. Krahas kësaj edhe Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, miratoi ngritjen e një platforme telefonike 24- oreshe per raportimin e rasteve te shitblerjes se votës apo dhe përfshirjen e policeve ne krime elektorale.

 

Më shumë video

Reklamë