Subscribe

Aksioni I opozites tashme ka marre nje kah tjeter, drejt programit dhe propozimit te alternatives per betejen e ardhshme elektorale dhe brenda pak diteve pritet qe partia demokratike te publikoje programin e saj ekonomik.

Ka nje shtylle te cilen PD nuk e ka ndryshuar tashme prej vitesh; takse e sheshte në nivelin 9%  për: tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatimin mbi të ardhurat e tjera personale

 

JORIDA TABAKU

 

ANETARE E KRYESISE, PD

 

Politika fiskale e PD nuk ka asnje ndryshim dhe asnje dyshim qe do te jete taksa e sheshte dhe nuk ka absolutisht asnje kompromis per kete sepse ne beosjme ne filozofine e takses se sheshte dhe besojme ne perfitimet qe do te kete ne te gjithe grupet e ndryshme duke filluar nga qytetaret e duke vazhduar tek biznesi.  

 

Sipas Tabakut e djathta synon te krijoje nje klime miqesore ndaj biznesit.  Se pari per biznesin e vogel do te rritet kufiri per tvsh ne 14 milione leke, do te kete tatim me kuote fikse sa  0.5% e xhiros vjetore dhe do te ndalohen kontrollet e tatimoreve me vendosjen e pulles fiskale. Nga ana tjeter PD premton qe ne 100 ditet e para do te hiqen burokracite per biznesin si dhe do te eliminohet rrjeti shteteror I gjobvenies per biznesin.

 

Nje klime miqesore ndaj biznesit lidhet se pari me filozofine, lidhet me menyren se sit i e konsideron biznesin bashkepunetor apo nje burim te ardhurash sic eshte sot. Arsyet kryesore se pse bizneset e huaja nuk vijne ne shqiperi lidhet me korrupsionin se pari, me taksat e larta se dyti , me klimen e krijuar nga te gjithe institucionet qe shkojne ne dyert e biznesit 350 dite, ne cdo dite te vitit ka nje inspector tatimor qe shkon ne dyert e biznesit.

 

Sipas opozites ekonomia shqiptare sot vuan me shume nga korrupsioni pasi vetem gjate vitit te kaluar 38,5% e tenderave janë dhënë pa gare.

 

Nje shtet I tere Brenda shtetit qe funksionon vetem per te perfituar nga tenderat.  Nese do te ishte zgjehdur oferta me e ulet ne secilin prej tenderave te zhvilluar vitin e kaluar do te ishin kursyer te pakten 40 milione euro 

 

Nje nder kritikat me te fort ate opozites ndaj qeverise jane koncesionet te cilat opozita ka premtuar ti anulloje sapo te vije ne pushtet, se bashku me cdo kontrate tjeter qe sipas PD eshte korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *