Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

PSG-ja “e blindon”! Luis Enrique deri në vitin 2030,...

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura...

Berisha takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi dhe ndikimi...

Prag-Milan, Spalletti jep lajmin e mirë për Zhegrovën

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në vendin e...

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi me një...

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit...

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

Planet për atentate ndaj drejtuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëhet denoncim në polici

19 Janar 09:59

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pranuar raportime nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ekzistimin e planeve për atentat ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në një njoftim të policisë, por pa ndonjë hollësi.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike thanë se sipas informatave të marra nga një shërbim i huaj zbulimi kërcënimi ishte drejtuar ndaj kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të saj.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, gjatë një debati në Radio televizionin “Dukagjini” tha se për këtë çështje janë informuar nga një agjenci zbulimi në Bashkimin Evropian.

“Mund të konfirmoj që jemi informuar për këtë çështje për një lloj planifikimi dhe lloj njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës, individë që kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian dhe nga ajo që na është thënë ne del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, tha zoti Shala.

Zoti Shala tha se sipas informatave kërcënimet për atentat kanë të bëjnë për motive politike nga një rrjet i gjerë personash.

“Unë mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzish në Kosovë, në disa vende të Bashkimit Evropian dhe pretendohet për dy organizata, njëra nga të cilat pretendohet se vepron në Kosovë, tjetra jashtë Kosovës dhe ajo organizatë që vepron jashtë Kosovës ka marr përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani”, tha zoti Shala duke nënvizuar se nuk mund të jap më shumë hollësi.

Mediat lokale thanë se përveç kryetarit të LDK-së, kërcënimet ishin drejtuar edhe ndaj ish kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetëve Arben Gashi e Armend Zemaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti më i vjetër politik në Kosovë, aktualisht në opozitë./R.E.L

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Atentate Denoncim LDK polici

Nga e njëjta kategori

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

më shumë...

Berisha takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi dhe ndikimi i krimit të organizuar, problemet kryesore për vendin

më shumë...

Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucione arsimore do bëjnë detyrat në klasë

më shumë...

Nga Lambo tek Range dhe Audi, policia kalon “në sitë” makinat luksoze në Tiranë, disa referime në Prokurori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:27

PSG-ja “e blindon”! Luis Enrique deri në...

2:26

Piktorët mblidhen në Shkodër, edicioni i tretë...

2:22

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me...

2:14

Berisha takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi...

1:57

Prag-Milan, Spalletti jep lajmin e mirë për...

1:44

Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në...

1:31

Nga Lambo tek Range dhe Audi, policia...

1:12

Vihet nën kontroll zjarri në Himarë, normalizohet...

12:44

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3...

12:04

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në...

12:02

Helmimi i qytetarëve nga uji, kreu i...

11:50

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi...

11:28

Goditen shpërndarësit e drogës, operacion në Sarandë,...

10:49

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit...

10:01

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë...

9:59

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat...

9:33

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja...

9:06

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten...

9:01

Ende tym në Frakull të Fierit, futen...

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • U fut në parakalim në kthesë, shoferit në Shkodër i hiqet pa...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.