E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosje me armë në Burrel, Akil Dedja merr plumb në këmbë

Nje 33-vjeçar u plagos dje ne mbrëmje ne qytetin e Burrelit. Akil Dedja u qellua me arme gjate nje konflikti mes dy grupeve qe ndodheshin ne nje lokal prane qendrës. Si pasojë e të shtënave, 33- vjeçari Dedja mbeti i plagosur në këmbe, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka arrestuar të plagosurin për moskallëzim krimi, si dhe pronarin e lokalit Astrit Suçi, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi prej 140 gram lëndë narkotike kanabis sativa. Nga kontrolli në vendin e ngjarjes policia gjeti 7 gëzhoja pistolete, ndërsa shpalli në kërkim edhe pesë persona të tjerë. Ende nuk dihet motivi i këtij konflikti.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë