E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosje me armë gjatë natës në Tiranë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Gerald Hoxha, 29 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Autor i dyshuar i ngjarjes është 32-vjeçari Franci Canaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës.

Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Reklamë

Gerald Hoxha ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë