E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja në Tiranë/ Drejtori i policisë jep detaje: Ishin në një lokal, kemi emrin e autorit

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me plagosjen e një 19-vjeçari në kryeqytet.

 

Reklamë

Ai tha se i plgosuri dhe autorët që qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij kanë qenë në të njëjtin lokal, dhe se gjithë ngjarja nisi nga një konflikt i çastit.

 

Jaupaj bëri me dije gjithashtu se i riu që mbeti i lënduar ndodhet për kurim te Spitali i Traumës.

 

“Është jashtë rrezikut për jetën, grupi hetimor po punon. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dy personat kanë qenë në lokal dhe një person ka qëlluar me armë. Mendojmë se kemi një emër të autorit, por po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendoj se kemi të bëjmë me motive të dobëta”, deklaroi Jaupaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë