E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Plagosja në Kavajë/ Rama: Lulëzim, bëhu burrë! Autori është militant i PD!

Pasi u publikua video-rrëfimi i autorit të plagosjes së zyrtarit të PD në Kavajë, Ndriçim Jonuzi, reagoi kryeministri Edi Rama.

 

Reklamë

Duke vënë në dukje faktin se ngjarja nuk ka ndodhur për arsye politike, Rama i bëri thirrje kryedemokratit Lulzim Basha të ndahet nga presidenti Ilir Meta e ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Reklamë

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen, po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”

 

Vetë autori, nga arratia, pranoi se nuk është mbështetës i PS dhe tregoi sesi ndodhi ngjarja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë