Subscribe

Policia e Kavajës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë ku tre të rinj mbetën të plagosur, dy prej të cilëve me armë zjarri.

Pas veprimeve hetimore, raporton Vizion Plus, uniformat blu kanë shpallur në kërkim si autor të dyshuar të plagosjes me armë zjarri Albi Jubën.

Ndërkohë janë arrestuar me akuzën e “tentativës së vrasjes” dy vëllezërit, Jurgen dhe Ervin Juba si dhe Klajdi Lluca, të cilët mbetën të lënduar gjatë konfliktit.

Sipas informacioneve katër të rinjtë shok me njëri-tjetrin u përplasën fizikisht mes tyre pas një debati që patën, ç’ka çoi më pas në përdorimin e armëve të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *