E hënë, 26 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Plagosja e të miturit në piceri, 15-vjecari është jashtë rrezikut për jetën. Punonjësit tentuan të fshehin ngjarjen

Aldi Neziri është autori i dyshuar i plagosjes së një 15-vjeçari pasditen e së dielës në zonën e Ali Demit në Tiranë.

21-vjeçari është ende në kërkim nga policia.

Reklamë

Agjentët e krimeve në Komisariatin 1 në Tiranë kanë arritur që të zbardhin ngjarjen e rëndë ku i mituri mori një plumb në qafë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ai tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës.

Reklamë

Vetëm 2 javë më parë, ai kishte nisur punën si kamerier në këtë piceri.

Në kërkim është shpallur edhe administratori i biznesit. Sipas hetimeve, administratori Leonardo Mejdani, me 3 punonjës të tjerë të picerisë, tentuan të fshehin ngjarjen.

Në pranga kanë rënë deri tani tre persona Ferit Basha, Keivin Bala, të dy 20 vjeç, dhe Andi Hyka, 29 vjeç.

Ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi menjëherë pas ngjarjes kanë pastruar vendin dhe kanë hequr kamerat e sigurisë.

Në hetim në gjendje të lirë është vendosur edhe një vajzë 15-vjeçe, kushërira e të plagosurit, e cila ka fshehur gjithashtu ngjarjen.

Sipas dëshmive fillestare të tyre, plumbi ka ardhur nga jashtë, por hetuesit kanë kuptuar nga pozicioni i qitjes se predha vinte nga brenda ambienteve.

Ndërkohë i mituri që ndodhet në spitalin e Traumës nuk ka pranuar që të flasë për policinë.

Hetimet janë përqendruar në 2 pista: konflikt për lekët, ose drejtimi i armës gjatë një loje mes tyre dhe ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Arma dyshohet se nuk është pistoletë e mirëfilltë, por në formën e stilolapsit ose një prodhim artizanal./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë