E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosi të moshuarin për një sipërfaqe toke, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës këtë të hënë.

Mbi të rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”  ndaj një 69-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”. Ky shtetas dyshohet se më datë 17.11.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. H., 69 vjeç, banues në Vlorë, për një sipërfaqe toke në pronësi të këtij të fundit. Shtetasi S. H. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit J. B.”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë