Aleko Myrtollari, autori i plagosjes së bashkëshortes së tij qëndronte i fshehur në banesat e të afërmve të tij gjatë arratisë.

 

Uniformat blu ishin në kërkim të tij prej disa ditësh pas ngjarjes së rëndë, derisa familjarët arritën të bindin autorin të vetëdorëzohej.

 

Mësohet se ai fshihej në fshatarat Porodinë dhe Pojan, ku ka pasur shtëpi të të afërmve dhe familjarëve.

 

Aleko Myrtollari plagosi me thikë bashkëshorten e tij, e cila raportohet të jetë në gjendje të rëndë.

 

Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë xhelozia e autorit ndaj bashkëshortes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *