Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori

Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia e Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari plagosi me thikë mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Siri Kodra” një 46-vjeçar.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. K., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv



