E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset ndërtuesi Lulzim Kazani tek “Komuna e Parisit”

Një biznesmen ndërtimi është plagosur mbrëmjen e se mërkurës ne rrugën “Medar Shtylla”. 53 vjecari Lulzim Kazani është qëlluar me arme zjarri fare pranë banesës se tij, teksa ishte se bashku me gruan. Plumbat i kane shkaktuar disa plage dhe kazani është transportuar ne Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes, por nuk ka mundur te kape dot autoret qe janë larguar, duke përfituar nga errësira e madhe. Dyshimet e para flasin për nje konflikt mes ndërtuesit dhe te afërmve te tij, pasi nuk u kishte dhënë apartamentet e premtuar ne këmbim te tokës. Ndërkohe jashtë hetimit nuk ka mbetur as pista e konflikteve per shkak te konkurrencës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë