Kronikë
Plagoset me thikë një person në Fier

Ilustrim · Vizion Plus
Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:20, në rrethana ende të paqarta.
Dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal, nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./VIZION PLUS/




