E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nga 0-2 në 5-3! Interi bën përmbysjen e çmendur ndaj Udineses

Ilustrim · Vizion Plus

Interi ka dhuruar një ndeshje spektakolare në shtëpi, duke mposhtur Udinesen 5-3 në një përballje që prodhoi plot tetë gola.

Udinese kaloi dy herë në avantazh por Inter rekuperoi shumë shpejt, ndersa pjesa e pare u mbyll 2-2.

Golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë duke dhënë një rezultat final 5-3 për zikaltërit.

Pas suksesit ndaj Udineses, Inter vazhdon të konfirmojë ambiciet e saj në këtë sezon të “Serisë A”.

Tetë gola, ritëm i lartë dhe një fitore që i jep Interit një tjetër dozë besimi.

Fitorja e riktheu në krye të Serie A me 12 pikë, së bashku me Romën.

GOLAT

9’ James Abankwah – Udinese 0-1

16’ Jurgen Ekkelenkamp – Udinese 0-2

26’ Carlos Augusto – Inter 1-2

36’ Nicolò Barella – 2-2

57’ Marcus Thuram – Inter 3-2

67’ Francesco Pio Esposito – Inter 4-2

79’ Ange-Yoan Bonny – Inter 5-2

90+’ Idrissa Gueye – Inter 5-3

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.