E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset me automatik një person në Tiranë. Në kërkim dy autorët

Aktivisti i një shoqate është plagosur me armë zjarri, tip kallashnikov mbrëmjen e sotme pranë Qendrës se Pritjes së Komunitetit Rom në Tufinë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, ku një prej tyre ka qëlluar me armë e për pasojë është plagosur 30-vjeçari me inicialet V.P. I plagosuri është dërguar me urgjencë në QSUT, pas plagëve të marra në pjesën e pasme të qafës. Ndërkohë, dy autorët e dyshuar, shtetasit me inicialet E.M dhe F.A (daja i tij) janë larguar së bashku pas ngjarjes, dhe policia është duke punuar për kapjen e tyre.

Vazhdo të lexosh