Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në Fushë-Krujë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forcat “Shqiponja” dhe uniformat blu kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 persona, për të cilët thuhet se mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *