E diel, 27 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset i riu në Shkodër, u qëllua me armë nga miku i tij pas konfliktit

 Arens Beqiri, 24 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës, ndërsa i riu u paraqit në spital me një plagë në këmbë.

Me të marrë njoftimin, policia e Shkodrës nisi hetimet për këtë ngjarje dhe mori në pyetje të riun. Uniformat blu arritën të identifikojnë autorin e dyshuar të plagosjes, i cili u shpall në kërkim.

Mësohet se të rinjtë, miq me njëri-tjetrin, ishin në të njëjtën makinë kur lindi konflikti mes tyre, që degradoi në përdorimin e armës. Ende nuk dihet shkaku i debatit, pasi 24-vjeçari nuk dha detaje përpara oficerëve të policisë.

Vazhdo të lexosh