E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagoset dhe braktiset në rrugë, i riu shqiptar në Itali

Një 28 vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur me thikë në një rrugë në Genova.

 

Sipas mediave italiane i riu është gjetur nga një roje sigurie në Ipercoop l’Aquilone të Genovas. Ndërkaq shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spitalin e “Villa Scassi”.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se 28 vjeçari ka marrë plagë në bark dhe në këmbë, gjithashtu mediat shkruajnë se shqiptari nuk jeton në Genova, por kishte shkuar për të vizituar vëllain e tij.

 

Akoma nuk ka jë version zyrtar nga autoritetet italiane në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë