Mediet greke kanë zbardhur detaje të reja për 33-vjeçarin shqiptar të arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Athinë, ku mbetën të plagosur tre persona.

33-vjeçari Emiljano Jakupi, i akuzuar si bashkëpunëtor i shqiptarit tjetër i cili qëlloi, është vetëdorëzuar në polici.

Sipas medieve greke, ai nuk është emër i panjohur për policinë.

Në 2010 ai u akuzua nga Gjykata e Shkallës së Parë Thesproti për trafik droge.

Në 2012 në një çështje të trajtuar nga Drejtoria e Policisë Chalandrio, ai akuzohej për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Në 2015 kundër tij është ngritur një dosje për vrasje në tentativë, lëndim të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët.

Në 2019 në një çështje të trajtuar nga Drejtoria e Sigurimit Patras, ai akuzohej për pjesëmarrje në organizatë kriminale, falsifikim dhe vjedhje.

Më herët, duke folur për “Kathimerini”, avokatja e 33-vjeçarit, Matina Markou, deklaroi se klienti i saj është i pafajshëm për rastet për të cilat akuzohet dhe nuk ka të bëjë me ngjarjen.

Për episodin e përgjakshëm në Gazi, 33-vjeçari mohon të jetë përfshirë në episod. Siç shpjegon zonja Markou, klienti i saj kishte një marrëdhënie miqësore me autorin e sulmit të armatosur dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit dhe më pas në Gazi, për t’u argëtuar.

Markou pohon se klienti i saj nuk e dinte shoku i tij ishte i armatosur./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *