E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Plagosën policin në Berat, tre të arrestuar, një në kërkim

Tre persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Berat, ku u plagos në këmbë efektivi i policisë, Julian Xhihalili.

 

Në pranga përfunduan Gerald, Arjan e Marjus Marini, përkatësisht 38, 40 dhe 42 vjeç, ndërsa po kërkohet vëllai i tyre Armando Marini. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

 

Reklamë

Nga hetimet e kryera rezultoi, se katër vëllezërit pasi dhunuan fizikisht çiftin Albert dhe Olta Meta, me të cilët patën një konflikt në dyqanin e këtyre të fundit, u përleshën dhe me patrullën e policisë e cila ndërhyri për të qetësuar situatën.

 

Gjatë konfliktit, vëllezërit Marini tentuan t’i marrin armën e shërbimit efektivit Julian Xhihalili, e cila dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme dhe për pasojë ka plagosur në këmbë policin.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa shkak mendohet se u bë një faturë e papaguar nga ana e vëllezërve Marini në dyqanin e çiftit Meta.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë